Fëmijët, nxënësit dhe të rinjtë e Abrisë së Poshtme tanimë kanë poligonin e tyre sportiv ku do t’i realizojnë aktivitetet e tyre sportive dhe ta kalojnë kohën e tyre të lirë, shkruan rajoni.org.
Bekim Jashari bashkë me stafin e shkollës, hoxhën dhe kryetarin e fshatit, nxënës, të rinj dhe qytetarë tjerë të respektuar të Abrisë së Poshtme përuruan poligonin sportiv në oborrin e shkollës “Kuvendi i Drenicës”, i financuar nga buxheti i komunës së Skenderajt.
“Poligone sportive të tilla kemi ndërtuar e do të ndërtojmë në çdo fshat të komunës sonë Në Abri të Poshtme po realizojmë dhe projektin jetik për këtë fshat, ujësjellësin, po ashtu po bëjmë ndërtimin e rrugëve, kanalizimit si dhe do të renovojmë shkollën në vitet në vazhdim. Vazhdojmë kështu pa u ndalur në përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunës sonë,” ka thënë Jashari në Abri të poshtme.