Për metodën “Schamroth window test” duhet t’i lidhni gishtat tregues në mënyrë që ata t’i prekin thonjtë
Nëse ka një hapësirë boshe rreth rrënjës së të dy thonjve që është e ngjashme me formën e një diamanti, atëherë gjithçka është mirë.
Mirëpo, nëse nuk ka hapësirë të tillë, është e mundur që të keni një sëmundje të tillë siç është kanceri i mushkërive, transmeton Telegrafi.
Pra, disa gjendje në organizëm shkaktojnë grumbullimin e ujit, kështu që majat e gishtërinjve rriten dhe nuk ka boshllëk kur preken.
Sipas hulumtimit të kryer në Britaninë e Madhe, kjo është një simptomë relativisht e zakonshme e llojeve të caktuara të kancerit të mushkërive, por gjithashtu mund të jetë një shenjë e sëmundjes së zemrës dhe e sëmundjeve të tjera.
Infermierja Emma Norton nga Britania e Madhe thotë se kjo gjendje quhet “nail clubbing” dhe shkurtesa ka këtë domethënie: C – cirroza, sëmundja e Crohn-it, L – abscesi i mushkërive (abscesi i mushkërive), U – koliti ulcerativ, B – fistula arterio -venoze brachiale, B – bronkiektazia, I – endokarditi infektiv, N – neoplazia, G – sëmundja Graves.
Ajo deklaroi se ky test përdoret edhe nga ekspertët mjekësorë si një ndihmë për të përcaktuar gjendjen e pacientit, e cila ekzaminohet më tej me analiza të hollësishme.
Ky test përdoret vetëm si një metodë ndihmëse e diagnostikimit, për çdo diagnozë zyrtare ose problem shëndetësor, duhet të kontaktoni mjekun tuaj.
Shikoni videon, e cila u publikua në kanalin Evidence dhe shpjegon se si të bëhet ky test: