Lista IDEAL PËR SKENDERAJ mbanë numër 113 në fletëvotim
Kryetari aktual dhe kandidati i pavarur për edhe një mandat, djali i heroit kombëtar HAMËZ JASHARI i cili po gëzon mbështetje masive në Skenderaj, Bekim Jashari ka publikuar listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Skenderajt nën slloganin IDEAL.
Kjo listë bartës e së cilës është Gjenerali Nuredin Lushtaku, krahu i djathtë i Bekim Jasharit sot e në të kaluaren bashkëluftetari më i afërt i Komandantit Legjendarë ADEM JASHARI.
Në këtë listë zgjedhore shihen emra të spikatur të jetës publike e politike të Skenderajt.
Mënjehere pas Gjeneral Nuredin Lushtakut është Kresuesja e Kuvendit Komunal të Skenderajt Fatbardha Haliti një zonjë e arsimuar dhe shumë e respektuar nga qytetarët e Skenderajt.
Në listën IDEAL kanë zënë vënd fëmijet e DËSHMOREVE, një risi kjo që vetëm në listën kandiduese të Bekim Jasharit e gjënë dhe nëse e krahasojmë me emrat që ofrojne subjektet tjera në të njëjten garë nuk ka asnjë fëmijë DESHMORI.
IDEAL ka në radhët e veta shumë figura të rëndesishme të qytetit të Skenderajt por, opinioni publikë po e mbeshtetë shumë femijët e DËSHORËVE siç janë ISMET UKA dhe GËZIM QORRAJ e të tjerë.
Bekim Jashari në listë ka edhe asambleistët aktual të cilët mbështetën kryetarin e Skenderajt në mandatin që po e lajmë pas për realizimin e shumë projektëve siç janë Naser Bajraktari, Musa Fazliu, Azem Gashi, Ilir Ejupi e të tjerë.
IDEAL në radhët e veta ka shumë të rinjë e të reja, sportiste e njërez me autoritet në lokalitetët e tyre.