Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka ngushëlluar për vdekjen e Faruk Lushtakut, djalit të xhaxhait të kryetarit të degës së PDK-së në këtë komunë, Sami Lushtaku.
Ai në një postim në Facebook i ka shprehur ngushëllime familjes Lushtaku, duke thënë se Faruku ishte shumë i dashur dhe i respektuar në Skenderaj.
Postimi i plotë i Jasharit:
Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të qytetarit tonë të dashur e shumë të respektuar, Faruk Lushtaku.
Faruki na la në moshë shumë të re, por kujtimet për të do të mbesin përherë në mendjet tona.
Në emrin tim personal dhe në emër të gjithë qytetarëve të komunës sonë, shpreh ngushëllime për familjen Lushtaku, shoqërinë dhe gjithë ata që patën fatin t’a njohin Farukun.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës Faruk!.