1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

2 persona te vdekur nga coronavirusi në Kosovë, konfirmohen 410 raste të reja

Në 24 orët e fundit në Kosovë 12 persona kanë humbur jetën nga coronavirusi, ndërsa janë konfirmuar 410 raste të reja me këtë virus.

Ministria e Shëndetësisë (MSH) njofton se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 8,789 testime, 410 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, kurse gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 12 raste të vdekjes.

MSH gjithashtu njofton se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,089,615 doza të vaksinës.

“Deri më sot 385,297 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 1,732 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 140,682”, thuhet në njoftimin e bërë nga MSH.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në total numri i rasteve aktive është 14.501.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img