4.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

KQZ: 30 ditë fushatë zgjedhore, periudha është ligjore nuk mund të ndryshohet përkundër pandemisë

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka njoftuar se fushata zgjedhore për zgjedhjet e 17 tetorit do të zgjasë 30 ditë.

Radoniqi në mbledhjen e KQZ-së, tha se kjo periudhë e fushatës zgjedhore është ligjore dhe nuk mund të ndryshohet përkundër pandemisë.

“Periudha e fushatës zgjedhore për këto zgjedhje të rregullta është 30 ditë, dhe kjo periudhë është ligjore dhe nuk mund të ndryshohet përkundër rrethanave të krijuara”, tha ai.

Radoniqi u bëri thirrje subjekteve politike që t’i respektojnë masat kufizuese ndaj COVID-19.

“Gjatë kësaj periudhe t’i përmbahen ligjit dhe masave, gjatë kësaj kohe duke pasur parasysh situatën me coronavirus, ju bëj thirrje subjekteve politike që të respektojnë masat dhe kufizimet e vendosura nga Qeveria. Shëndeti i qytetarëve tonë është i rëndësisë parësore dhe të gjithë ne si institucione e po ashtu ju si subjekte politike, kemi përgjegjësi në respektimin e këtyre masave dhe kufizimeve me qëllim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve tonë”, deklaroi ai.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img