Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka thënë se situata me pandeminë nuk është aspak e mirë. Ai tha se numri i vogël i rasteve ditëve të fundit është si rezultat i numër të ulët të testimeve.
‘’Nuk janë të mjaftueshme 20 mijë vaksina në ditë. Numri i rasteve është rezultat i numrit më të vogël të testeve’’, tha ai.
Dreshaj paralajmëroi se edhe sot do të ketë numër të lartë të vdekjeve nga Covid-19.
”Spitalet janë të ngarkuara, numër të vdekjeve do të ketë. Janë pacientët në gjende të rëndë, 95 për qind të pacientëve janë veç me oksigjenoterapi. E keqja na bashkon. T’i bashkojmë forcat. Të mos bëjmë politikë me vdekje. Unë sot mora raportin e mëngjesit, nuk është i mirë, do kemi numër të lartë të vdekjeve edhe sot pasdite’’, tha Dreshaj, në mbledhjen e sotme të Komisionit për Shëndetësi.