Kancelarja gjermane Angela Merkel ka arritur në Aeroportin e Rinasit. Më pas në masa të rrepta sigurie dhe një eskortë dedikuar vizitës së kancelares është nisur drejt Pallatit të Brigadave.
Në orën 10:20 do të zhvillohet ceremonia e pritjes në Pallatin e Brigadave.
Merkel do të zhvillojë një vizitë në kuadër të Procesit të Berlinit.
Ajo do të mbledhë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.
Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me kryeministrin Albin Kurti, ata të Bosnjës e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
FM @xhacka_Olta welcomed Chancellor Merkel to #Tirana for a series of important meetings w/PM @ediramaal & regional leaders.Grateful to the Chancellor for all she has done to support cooperation & development in our region & for being such a champion of #WB ???????? integration.
???????????????????? pic.twitter.com/tq1ypOPTBI— Albanian MEFA ???????? (@AlbanianDiplo) September 14, 2021
Policia ka bërë me dije një ditë më parë se do të jenë të bllokuara disa segmente rrugore, për motive sigurie nga ora 09:00-13:00.
Do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve, konkretisht në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave.
Programi i vizitës së kacelares Angela Merkel:
10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave
10.30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave
11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave
11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.
11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park
12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.
14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park /Ora News/