3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Sekretari gjerman për dialogun Kosovë – Serbi: Do të jetë e nevojshme të bëhen edhe kompromise të dhimbshme

Sekretari i Shtetit pranë Ministrisë së Jashtme Gjermane, Miguel Berger ka thënë se zgjidhja e konflikti mes Serbisë dhe Kosovës duhet të arrihet sa më shpejt.

Berger në një intervistë me “Deutsche Welle” ka folur për çështjet më urgjente që duhen zgjidhur me Ballkanin Perëndimor.

“Zgjidhja e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës duhet të arrihet sa më shpejt. Të dyja vendet, dhe i gjithë rajoni, po t nga mungesa e përparimit në zhvillimin dhe stabilitetin e tyre. Prandaj përparimi në dialogun e ndërmjetësuar nga BE është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Berger.

Sekretari gjerman shtoi se Lajçak dhe Borrell kanë mbështetjen e plotë të shtetit gjerman për punën që janë duke e bërë në raport me dialogun Kosovë-Serbi.

“I dërguari special i BE -së për dialog, Miroslav Lajčák dhe Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell, kanë mbështetjen tonë të plotë. Ata janë duke bërë pikërisht atë që tani për tani është e drejtë: T’i ulin të dyja palët në bisedime. Në fund, do të nevojiten të bëhen edhe kompromise të dhimbshme, në mënyrë që negociatat të përmbyllen me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe detyruese, që do t’u mundësojë të dy vendeve të bashkohen me BE-në”, shtoi Berger.

Berger foli edhe për çështjen e trajtimit të së kaluarës të cilën kryeministri Albin Kurti e ka përmendur si parakusht për bisedime të suksesshme me Serbinë.

“Një parakusht i rëndësishëm është që çdo palë të përballet me përgjegjësinë e vet. Përballja me të kaluarën është e mundur vetëm mbi këtë bazë. Unë e theksova këtë edhe në diskutimet e mia në rajon. Sidoqoftë, përballja me të kaluarën nuk duhet të jetë parakushti i dialogut, sepse kështu bisedimet do të jenë të pamundura. Në këndvështrimin tim është e anasjella: Një marrëveshje e suksesshme mes Kosovës dhe Serbisë do ta bënte më të lehtë përballjen me të kaluarën”, tha Berger.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img