1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Barcelona ka një plan për Dembele

Klubi ka bërë një plan se si të stërvitet ai, dietën, pushimet dhe shumëçka tjetër 

Barcelona është e bindur që Ousmane Dembele do të rinovojë kontratën e tij me klubin, me kontratën e tij që pritet të skadojë më 2022 dhe në mënyrë që francezi ta jep më të mirë ata kanë hartuar një plan që ata shpresojnë se do ta sjellë atë të potenciali i tij.

Lëndimet kanë qënë një debat i rregullt në katër vitet e Dembelesë në Barcelonë, por ata kanë një program intensiv dhe punë specifike me të, si fizikisht ashtu edhe emocionalisht, ku ata besojnë se do ta shohin numrin e ri 7 që të shkelqejë në Camp Nou. 

“Marrëdhëniet janë shumë të mira. Ai ndihet i pëlqyer në klub, ne dëshirojmë që ai të qendrojë”, tha Laporta kur u pyet për Dembele të enjten. 

“NE do të shikojmë interesin e të dyja palëve, ai ka ndryshuar numrin e fanellës së tij”. 

“Ai me ka thënë se ai dëshiron që të kthehet në fushë dhe të luajë për fanellën e Barcelonës”. 

“Ne do të bëjmë këtë që të ndodh, që ai të luajë sa më shpesh dhe që kjo të ndodh nuk duhet që të këtë lëndime më. Klubi ka një plan për këtë”. 

Ia vlen të kujtojmë që, para këtij lëndimi serioz ku ai lëndoi muskulin femoris të bicepsit të gjurit të tij të djathtë, 24 vjeçari kishte shprehur pajtimin që ta rinovojë kontratën e tij me Barcelonën. 

Cili është plani për Dembele 

Tani kemi të bëjmë me një marrëdhënie shumë të përzemërt në mes të Dembeles dhe Barcelonës ku ka pasur bisedime pozitive në përputhshmëri që francezi ta nënshkruajë marrëveshjen e re, një marrëveshje që do ta mbante atë në klub deri më 2025. 

Barcelona dëshiron që Dembele të jetë një lojtar kyç – ata paguan për të 105 milionë euro më 2017 parasegjithash – dhe për këtë, ai ka nevojë që të këtë vazhdimësi në ndeshje dhe të startojë dhe jo të qendrojë më shumë në shtëpi shkaku i lëndimeve. 

Kështu që, Barcelona ka dizajnuar një plan të veçantë për Dembel që koncentrohet në dy fusha: kujdesi për formën e tij fizike, për shkak se ai ka munguar në 89 ndeshje prej që ju bashkua klubit shkaku i lëndimeve dhe gjendjen e tij emocionale. 

Trajnerët dhe stafi janë duke riforcuar udhëzimet që ata kanë dhënë që nga sezoni i kaluar, sa i përketë dietës së tij dhe pushimit dhe ata po ashtu janë duke bërë një seri stërvitjes për forcim dhe konduksion, duke marrë parasysh natyrën e tij trupore. 

Barcelona po ashtu insiston se po aq e rëndësishme se gjendja fizike e Dembelesë është edhe kthimi i vetëbesimit të tij, kështu që ata po përpiqen që të punojnë më të në suaza të përkushtimit, ndikimit. Lidershipit dhe punës me mesazhin dhe iniciativën që ai të ndihet i rëndësishëm për klubin edhe në zhveshtore. 

Dembele nuk do të kthehet në fushë deri në fund të tetorit apo në fillim të nëntorit pasi që ai pësoi një lëndim në Euro 2020 me Francën, saktësisht më 19 qershor. /GazetaExpress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img