9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

20 vjet nga sulmet terroriste në SHBA

Shtetet e Bashkuara të shtunën e përkujtojnë 20-vjetorin e sulmeve terroriste në Nju Jork dhe Uashington, në të cilat mbetën të vrarë gati 3.000 njerëz. Këto sulme më pas patën ndikim të madh në politikën amerikane dhe globale, me pasoja edhe për shtete tjera.

Pritet që presidenti amerikan, Joe Biden, të marrë pjesë në ceremoni të shënimit të këtij përvjetori bashkë me familjarët e viktimave në tri lokacione të ndryshme, duke simbolizuar një moment të rrallë të unitetit kombëtar.

Edhe pas dy dekadave, pamjet e sulmeve të 11 shtatorit të 2001-tës janë ende të qarta në kujtesën e shumë njerëzve. Të gjithëve u kujtohet se ku ndodheshin, por tashmë ngjarja përfaqëson një zhvillim historik për një gjeneratë të lindur pas sulmeve, shkruan The Guardian.

Në një ditë kur qielli ishte shumë i kthjellët, grupi “Al Qaeda” rrëmbeu katër aeroplanë komercialë dhe dy prej tyre i përplasi në Qendrën Botërore të Tregtisë, simbol i fuqisë amerikane.

Rrëmbyesit përplasën një aeroplan tjetër në Pentagon, selia qendrore e ushtrisë amerikane afër Uashingtonit, duke shkakuar një vrimë të madhe në qoshin e ndërtesës. Aeroplani i katërt, u përplas në një fushë në Pensilvani, pasi pasagjerët nuk ishin dorëzuar ndaj rrëmbimit. Gjithsej 2.977 persona mbetën të vrarë.

Joe Biden dhe zonja e parë, Jill Biden, pritet të marrin pjesë të shtunën në ceremonin e shënimit të 20-vjetorit të sulmeve në tri vende, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Atyre do t’u bashkohet edhe ish-presidenti Barack Obama, gjatë pushtetit të së cilit u vra udhëheqësi i grupit “Al Qaeda”, Osama bin Laden, më 2011.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img