4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj godet Qeverinë Kurti, e dridhë vendin me këtë që e tha sonte

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në emisionin ‘Politiko’ është deklaruar rreth çështjes së arkivave, temë kjo e diskutuar në Bruksel e që sipas një deklarate të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi përfshinë edhe hapjen e arkivave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Lidhur me këtë çështje, Haradinaj tha se Kosova ka humbur dyfish nga kjo. Në njërën anë sepse tani më nuk mund të themi se nuk kemi arkiva, edhe nëse ato nuk ekzistojnë dhe së dyti sipas tij, Serbia mund ta vë në faj Kosovën për mos-zbulim të arkivave nëse ato nuk ekzistojnë.

Haradinaj konsideron se çështja e tëpagjeturve do të bëhet më e vështirë pas kësaj pasi Serbia nuk do t’i sjellë arkivat e saj nëse Kosova nuk i dërgon arkivat e veta.

Ai gjithashtu tha se nuk është në dijeni nëse Kosova ka arkiva konfidenciale, ai ka përmendur arkivat të cilat janë si dokumente e shkresa por që kanë qenë të qasshme për publikun.

“Këta kanë hy me një grackë me ketë premtim, sepse ndoshta edhe nuk kanë arkiva. Serbia nuk është se ka kërkuar arkiva se po kërkon diçka që nuk di, Serbia i ka kërkuar këto arkiva për të penguar hapjen e arkivave të veta. Dy fitore të njëpasnjëshme i ka dje, e para është se e ke pranuar, deri dje ke mund t’i thuash s’kemi më nuk mund t’i thuash. Edhe kur nuk ia sjell ato arkiva, ajo të vë ty faj, çështja e tëpagjeturve tani do të vëhet më në rrezik sesa në të kaluar.bëhet më e vështirë sesa dje. Sepse ndoshta këta nuk kanë çfarë t’i sjellin Serbisë, këta është dashur të jenë të sinqertë duke thënë se nuk kemi aktia, ato çfarë ekzistojnë në publik, por nuk e di që ka Kosova arkiva konfidenciale. Nëse nuk i ke tani, Serbia thotë unë i bi t’mijat por ti nuk po i bjen tuat. I ka dëmtuar të pagjeturit shumë keq se ka pranuar që ka arkiva, sepse nuk ka arkiva.”, tha Haradinaj

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img