3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadrija që humbën familjarët nga zjarri që ua kaploi shtëpinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime familjen Sadrija, në fshatin Ujz të Gjakovës, të cilët kanë humbur dy fëmijët, pasi zjarri kishte kapluar shtëpinë e tyre, derisa ata ishin në gjumë.

Kurti u shprehu ngushëllime familjarëve dhe i inkurajoi që të gjejnë forcë për ta përballuar dhimbjen për vdekjet e rënda të fëmijëve të tyre, të moshës 12 dhe 13 vjeçar.

Ai tha se bashkëndjen me familjarët dhe se institucionet e Kosovës do t’ju qëndrojnë afër. Qeveria e Kosovës do të ndajë 40 mijë euro ndihmë për familjen Sadrija.

Familjarët e falënderuan kryeministrin për vizitën dhe për kujdesin e treguar nga Qeveria e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img