2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

“Faleminderit që e çpluat fytyrën, se keni gjatë”, Syla i reagon Bislimit për arkivat

Gazetari Valon Syla ka reaguar pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tregoi dje se në takimin me përfaqësuesin e palës serbe, Petar Petkoviq të mërkurën janë marrë vesh që të hapen të gjitha arkivat.

Syla thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kërkonte zëvendësimin e Veljko Odaloviqit nga komisioni qeveritar serb për të pagjeturit, ndërsa tani njerëzit e tij po bëjnë pazar me UÇK-në dhe arkivat e saj.

“Albin Kurti kërkonte heqjen e Odalovicit nga Aleks Vucici, por pikërisht me njerëzit e tij po e bënë pazar UÇK’në dhe ‘arkivat’ e saj.  Tash me arkiva të Serbisë, dalin heronjë kusheritë e Besnik Bislimit, Albin Kurtit e Vjosa Osmanit, përderisa heronjtë e vërtetë i kemi në Hagë.

Faleminderit që e çpluat fytyrën, se keni gjatë”, shkroi Syla.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi sot në një konferencë për media ka folur për takimet dy ditore që ka pasur në Bruksel me palën serbe dhe Emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak. Bislimi tha se pala serbe është dakorduar që të hapen arkivat shtetërore. Ai tha poashtu që ndërprerja e marrëveshjes për targat që ka pasur afat skandence është interpretuar nga Bashkimi Evropian si shkelje nga ana e palës kosovare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img