Këngëtari Urim Maksutaj dhe reperi Jon Pireva kanë bashkuar forcat për një projekt të ri, i realizuar nën ombrellën e kompanisë menaxhuese, ON Records.
Kënga e tyre titullohet “E pashpirt” dhe është punuar nga dyshja e famshme Zapp dhe Chriss.
Teksti është punuar nga Zapp dhe Joni, ndërsa klipi i është besuar produksionit nga Prizreni, XL Films.
Kënga është pritur mirë dhe si duket ky do të jetë debutimi më i suksesshëm i kompanisë muzikore On Record për këtë periudhë.
Urimi dhe Joni janë dy emra të rinj të muzikës, të cilët synojnë fuqishëm tregun muzikor vendor.