Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor 2021.
Numrat që janë tërhequr kanë filluar nga 101 deri në 189.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se në mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhor rol të madh luajnë edhe subjektet politike.
“Zgjedhjet e lira demokratike duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqi duhet të jenë qëllimi i jonë i përbashkët. Duhet të tregojmë shembullin tonë në organizimin e lirë dhe demokratik të këtyre zgjedhjeve”, u shpreh Radoniqi.
Më poshtë keni renditjen e partive politike në fletëvotim për zgjedhjet lokale:
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)- 121
Lëvizja Vetëvendosje (LVV)- 144
Partia Demokratike e Kosovës (PDK)- 177
Nisma Socialdemokrate- 119
Aleanca Kosova e Re (AKR)- 149
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)- 160