Mëngjesin e sotëm ka ndodhur shpërthimi i një bojleri në një shtëpi në Polac të Skenderajt. Si pasojë e këtij shpërthimi lëndime trupore kanë pësuar tre persona, ndërsa janë evidentuar edhe dëme materiale.
Policia ka njoftuar se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa vijon hetimi i rrethanave se si erdhi deri te shpërthimi.
Shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale brenda dhe jashtë shtëpisë.