Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se tentimi për t’i shtyrë zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë është suspendim i demokracisë.
Ai këto komente i bëri në emisionin “Politiko” të Kanal 10, një ditë pasi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u shpreh pro shtyrjes së zgjedhjeve.
“Edhe nëse kjo qeveri vërtet mund të manifestojë në logjikën e vet dhe mendësinë e vet qeverisëse ndonjëherë elemente për krijimin e qeverisjes autoritare unë nuk mendoj se do të kishte në Kosovë qeveri që do ta suspendonte demokracinë. Anulimi i zgjedhjeve do të ishte i barabartë me suspendim të demokracisë. Këto janë zgjedhje lokale të parapara me kohë. Tashmë ne kemi mbajtur zgjedhje në pandemi dhe konsideroj se u bë punë e jashtëzakonshme nga KQZ dhe nga qytetarët dhe ne nuk pamë që dita e zgjedhjeve rezultoi me rritjen e numrave”, tha Krasniqi.
I pari i PDK-së ka thënë se opozita është shprehur e gatshme për shkurtimin e kohës së fushatës dhe ka propozuar që fushata zgjedhore mund të bëhet edhe nëpërmjet platformave digjitale mediale.
Ai tha se kjo gjendje tragjike e pandemisë u shkaktua nga keqmenaxhimi i qeverisë e cila nuk siguroi vaksinim e termine për vaksina ndërkohë që i liroi gjitha masat që quan në shpërthim të virusit.