0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kosova mund të pranojë refugjatë shtesë afganë në këmbim të njohjes nga Spanja

Mediat spanjolle kanë shkruar gjatë ditës së sotme që Qeveria e Spanjës e udhëhequr nga Pedro Sánchez mund të dërgojë refugjatët afganë në Kosovë, të cilit janë në program të alokohen në Spanjë në këmbim të njohjes së pavarsisë së Kosovës, transmeton Gazeta Insajderi.

Qeveria e Pedro Sánchez ofroi gushtin e kaluar për t’u bërë përfituesi kryesor i refugjatëve nga Afganistani, por tani ajo është e përkushtuar për të devijuar fluksin migrues që pritet për muajt e ardhshëm në vende të tjera. Ekzekutivi spanjoll është duke punuar në një plan që Spanja të udhëheqë, së bashku me Bashkimin Evropian, krijimin e një kampi të madh refugjatësh në Kosovë.

Burimet diplomatike konfirmojnë për OKDIARIO se këto plane janë në tryezën e Moncloa dhe tashmë janë avancuar.

Tani për tani, Kosova tashmë ka miratuar vendimin për strehimin e 2,500 evakuuarve afganë për një vit.

Shumë nga detajet e planit, shpjegojnë burimet diplomatike, ende nuk janë negociuar. Në fakt, as Kosova ende nuk e ka pranuar propozimin, megjithëse do ta mirëpriste një gjë të tillë: njohja si shtet nga Spanja do të ishte shumë e rëndësishme duke qenë se Spanja është një nga vendet e pakta të BE -së që ende nuk e kanë njohur pavarsinë e shpallur në vitin 2008.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img