1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Shqipëria e pret Hungarinë, Bajrami debuton përkrah Uzunit dhe Balajt

Shqipëria do të kërkojë ta rigjejë rrugën e fitores në kualifikime për Kupën e Botës, sonte kur të përballet me Hungarinë në Elbasan. 

Kombëtarja e Shqipërisë është nikoqire e Hungarisë në Elbasan Arena, sonte në orën 18:00.

Nedim Bajrami do të debutojë për kuqezinjtë, pasi gjatë javës gjyqi i CAS-it i dha atij të drejtë ta përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, pavarësisht se kishte luajtur për Zvicrën U21 paraprakisht. 

Trajneri Eduardo Reja ka vendosur të luajë me skemën 4-3-3, me Myrto Uzunin dhe Bekim Balajn në vijën e sulmit bashkë me Bajramin.

Shqipëria vjen nga një humbje e hidhur 4:1 kundër Polonisë të enjten dhe synon fitoren ndaj hungarezëve për të mbetur në garë për kualifikimin.

Kuqezinjtë i kanë gjashtë pikë në vendin e katërt, pas dy fitoreve dhe dy humbjeve në katër ndeshjet e para, ndërsa Hungaria është e treta me shtatë pikë, aq sa ka edhe Polonia në vendin e dytë.

Grupit I i prin Anglia me 12 pikë.

Formacionet zyrtare: 

Shqipëria:

Hungaria:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img