Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit me Covid 19, ku 24 qytetarë kanë ndërruar jetë dhe 890 të tjerë kanë rezultuar pozitiv.
1712 qytetarë janë shëruar teksa 890 kanë rezultuar pozitiv nga 10614 testime.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 922.623 doza të vaksinës.
Deri më sot 307.467 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.