Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka informuar se nga 12 mijë e 558 testime, 1 mijë e 448 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjithashtu është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 26 persona të infektuar me coronavirus.
Sot janë shëruar 1 mijë e 421 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 119. mijë e 498.
Në total numri i rasteve aktive të infektuar me coronavirus kap shifrat e 26 mijë e 525 njerëzve.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20. mijë e 479 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 882 mijë e 718 doza të vaksinës.
Deri më sot 298 mijë 445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.