-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Sokol Bashota nuk mund të kandidojë për kryetar komune, në vend të tij, Esat Raci

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka decertifikuar kandidatin e PDK-së për kryetar të Klinës, Sokol Bashotën, të cilit para disa ditësh gjykata i ka shqiptuar vendimin e formës së prerë.

Kjo ia pamundëson Bashotës të jetë kandidat për kryetar komune.

Ndërkohë, nga kjo parti politike KQZ ka certifikuar Esat Racin për të kandiduar për të parin e Klinës.

Ndryshe, Gjykata e Apelit ia ka vërtetuar fajësinë ish kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota për mosdeklarim të pasurisë.

Apeli e ka konsideruar të duhur dënimin me kusht dhe 1,200 euro gjobë të cilin e kishte shqiptuar Gjykata e Pejës në shkurt të këtij viti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img