4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Pronarët e lokaleve në Prishtinë shajnë qeverinë pasi u gjobitën 2000 euro: Qeveri m***, ju ka dalë situata prej kontrolli

Disa pronarë të lokaleve në Prishtinë kanë reaguar ashpër sonte ndaj qeverisë dhe inspektoratit, pasi që u gjobitën dhe ua mbyllën lokalet, me arsyetimin e shkeljes së masave antiCovid.

Ata të irrituar nga këto gjoba, janë shprehur të dëshpëruar me shtetin dhe qeverinë.

Këta pronar flasin për humbjen që ua ka shkaktuar pandemia dhe masat e reja tash.

Për më shumë shihni postimet e tyre:

Pronari i lokalit “Host and Guest” në Prishtinë, Vigan Bekqeli ka rrëfyer se si sonte inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës ia kanë mbyllur atij lokalin nën pretekstin se terrasa e lokalit konsiderohet hapësirë e mbyllur.

Këtë veprim, Bekqeli thotë se ata e bënë pa asnjë bazë faktike e ligjore, pasi që terrasa e pretenduar si hapësirë e mbyllur është thuajse krejtësisht e hapur.

“Në qoftë se, kjo terrasë e lokalit tonë në Dragodan konsiderohet si hapësirë e mbyllur nga inspektorat e AUV-it, atëherë ne nuk jemi në një frekuencë apo të të njejtit planet! Inspektorë të ashpër githandej me sjellje të ashpra dhe të punësuar rishtazi për të monitoruar situatën e konsiderojnë këtë terrasë me pergolë levizëse dhe të hapur në katër anët, si pjesë e mbyllur me “tavan”. Një ekip prej shumë punëtorësh, detyrimisht vendosem ti dërgoj në shtëpi deri me datën 13 Shtator dhe të gjithë të vaksionuar me nga 2 doza vaksine”, ka shkruar Bekqeli. 

Si rrjedhojë, Bekqeli ka thënë se punëtorët që janë të shumtë në numër, është detyruar t’i dërgojë në shtëpi, dhe të njëjtit shkaku i këtyre veprimeve që ai i konsideron arbitrare nga shteti, nuk do të kenë të ardhura deri më 13 shtator.

Për këto sjellje që po bëjnë instancat shtetërore, Bekqeli thotë se ka humbur respektin edhe ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. 

Postimi i plotë i Bekqelit: 

I shokuar dhe i dëshpëruar totalisht nga kjo udhëheqje e pacipë dhe monitorim katastrofal i situatës krahas këtij virusi famëkeq! Një qeveri pa ide dhe dalje totale nga kontrolli, me një përgjigjje të thjeshtë: tja u marrim shpirtin qytetarëve me gjoba të pakontrolluara dhe mbyllje lokalesh. Në qoftë se, kjo terrasë e lokalit tonë në Dragodan konsiderohet si hapësirë e mbyllur nga inspektorat e AUV-it, atëherë ne nuk jemi në një frekuencë apo të të njejtit planet! Inspektorë të ashpër githandej me sjellje të ashpra dhe të punësuar rishtazi për të monitoruar situatën e konsiderojnë këtë terrasë me pergolë levizëse dhe të hapur në katër anët, si pjesë e mbyllur me “tavan”. Një ekip prej shumë punëtorësh, detyrimisht vendosem ti dërgoj në shtëpi deri me datën 13 Shtator dhe të gjithë të vaksionuar me nga 2 doza vaksine. Kjo dalje e situatës nga kontrolli është për të ardhur keq, ministër Arben Vitia ndonëse gëzova rrespekt të madh për ty dhe punën tuaj, tash e disa ditë kom ndru mendje për ju dhe ekipën tuaj. Kjo është marri! Si një qytetarë i rëndomtë i RKS, sot u dorzova ndaj thënies time se ” jeta në Kosovë është e mirë dhe me mundsi shumë . Nuk e di a bëni gjumë mirë pas ksaj katrahure!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img