-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ish-krerët e OVL-UÇK-së shpresojnë që gjykimi ndaj tyre të përfundojë brenda këtij viti

Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së po shpresojnë që gjykimi ndaj tyre në Hagë të përfundojë brenda këtij viti. Kështu kanë deklaruar avokatët e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt në konferencën e dytë përgatitore për gjykim të mbajtur të enjten nga Dhomat e Specializuara.

Kryetari i trupit gjykues, Charles L. Smith ka thënë se kanë planifikuar që hapja e gjykimit të bëhet më 7 dhe 8 tetor, ndërsa ka shtuar se dëgjimi i provave materiale të bëhet nga 18 tetori dhe të vazhdohet për dy javë të plota.

“Ne duhet të caktojmë një datë për hapjen e procesit dhe duhet ta hapim këtë gjykim brenda 30 ditësh sipas rregullores, unë do të doja të ju them që data e hapjes së gjykimit dhe data për dëgjimin e deklaratave hapëse të jetë më 7 dhe 8 tetor dhe pastaj të vazhdojmë të dëshmojmë prova materiale nga data 18 tetor dhe të vazhdojmë për dy javë të plota siç unë e përmenda dhe më parë”, ka thënë gjykatësi.

E Jonathan Elystan Rees ka thënë se shpresojnë që çështja të përfundojë brenda këtij viti.

“Jo vetëm për faktin që siç e thatë ju i nderuari gjykatës, zotëri Haradinaj dhe zotëri Gucati thuajse janë 12 muaj në paraburgim tani dhe ne kemi biseduar dhe shpresojmë që kjo çështje të përfundojë brenda këtij viti kalendarik”, ka shtuar Rees.

Ai ka thënë se nuk do të bëjë deklaratë hapëse pas asaj të ZPS-së.

Sa i përket afatit kohor që çështja të përfundojë brenda këtij viti, avokati Toby Cadman ka thënë se edhe Haradinaj shpreson në një afat të tillë.

“Unë dhe zotëri Rees jemi konsultuar dhe pozicioni ynë do të vret shumë nga prezantimi i lëndës nga prokuroria kështu që afatet kohore janë paka a shumë të njëjtat. Sa i takon përfaqësimi i klientit të unë përfaqësoj, ne nuk është se parashikomë ndonjë ndrysim të trupit ose personave të cilat janë të pranishëm në sallën e gjyqit sot dhe ne jemi të interesuar, zotëri Haradinaj është shumë i interesuar që kjo çështje të zgjidhet para fundit të këtij viti”, ka thënë ai.

Avokati Rees ka bërë të ditur se për dëshmitarin 1 do t’i duhen deri në shtatë ditë për kundër pyetje, derisa për dëshmitarin 2 parasheh deri në pesë ditë.

“Do të mundohem që pyetjet të jenë sa më konciz të jetë e mundur, megjithatë nuk është se kam parë asnjë material që dëshmitari do të prezantojë si pjesë e raportit analitik dhe mbase mund të na duhen deri në shtatë ditë sa i takon kundër pyetjeve, e kam fjalën këtu për materialin që është mbledhur si rezultat i kërkimit të organizuar më 25 shtator. Lidhur me dëshmitarin 2 i cili ka prodhuar një raport mbështetur në 107 shënime zyrtare të kontakteve me dëshmitarët dhe dëshmitarit 2 është përfshirë në 15 nga këto 107 shënime personalisht, dhe nëse një provë e tillë nuk është pranueshme me nxjerrjen e kufizuar dhe duke vlerësuar faktin që kemi të bëjmë me një dëshmitar që po jep prova të dorës së tretë e jo të dorës së dytë dhe të cilat të gjitha mund të jenë të datueshme, të diskutueshme, dhe ku çështja e saktësish, besueshmërisë, vërtetësisë dhe kredibilitetit të personave të përfshirë mendoj që do të më duhet rreth pesë ditë për tu marrë me dëshmitarin numër 2”, ka thënë Rees.

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Kjo është konferenca e dytë përgatitje për gjykim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img