Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se ka pranuar një letër nga kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku në lidhje me shkurtimin e fushatës zgjedhore.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se qëndrimi i AAK-së është që fushata elektorale të shkurtohet në 5 ditë e jo në 10 sa ka propozuar kreu i LDK-së.
“Kam pranuar një letër nga kryetari i LDK-së z. Abdixhiku ku ai kërkon shkurtimin e fushatës zgjedhore nga 30 në 10 ditë. Qëndrimi i AAK-së, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë me pandeminë, është që fushata të shkurtohet në vetëm 5 ditë e jo në 10”, ka shkruar Haradinaj.Ai ka thënë se shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha.“Shëndeti i qytetarëve mbi të gjitha!”, është shprehur Haradinaj.