Kryeministri Edi Rama ka zbuluar përbërjen e qeverisë së re në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS.
Rolin e Zëvendës kryeministrit do ta marrë Arben Ahmetaj.
Ministrat për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen do të jenë Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi.
Ministrinë e Drejtësisë do e drejtojë Ulsi Manja ndërsa Punët e Brendshme, Blendi Çuçi.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të drejtohet nga Delinda Ibrahimi.
Në krye të dikasterit të infrastrukturës, energjisë, shëndetësisë dhe mirëqenies do të jenë Belinda Balluku dhe Ogerta Manastirliu.
Ministrinë e Arsimit do e drejtojë Evis Kushi, ndërsa Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Frida Krifca. Për Turizmin dhe Mjedisin do të drejtojë Mirela Kumbaro.
Elva Margariti do të vazhdojë të drejtojë Ministrinë e Kulturës. Qeveria e re do të ketë 4 ministra shteti, Elisa Spiropali për marrëdhëniet me parlamentin. Edona Bilali për mbrojtjen e sipërmarrjes, Bora Buzhaqi për rininë dhe fëmijët, Milva Ikonomi për standardin dhe fëmijët./tch