Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas shqiptimit të mbi 2 mijë gjobave për mosrespektim të masave anti COVID, shkruan “Indeksonline”.
Haradinaj shkruan se ai që e dënon popullin e tij herëdokur ka me e marrë ndëshkimin e tij.
“Ky vend ka nevojë për lajme se si u ndihmuan 4 mijë e 200 njerëz e jo se si u gjobitën e u dënuan”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.
Postimi i plotë i Haradinajt:
A din kush me tregu se kah po shkon ky vend?! Me nga 2 mijë e sa të infektuar në ditë e me po kaq familje në tmerrin e sigurimit të ilaçeve, me nga 20-30 të vdekur dhe me nga 4 mijë e sa të dënuar! Çka iu keni gjujt në qafë këtij populli o njerëz? A keni kufi dhe a doni me zbritë në tokë ndonjëherë!
Ky vend ka nevojë për lajme se si u ndihmuan 4 mijë e 200 njerëz e jo se si u gjobitën e u dënuan.
Ai që e dënon popullin e tij herëdokur ka me e marrë ndëshkimin e tij!
RH