Njëra prej pikave të Marrëveshjes së Washingtonit të arritur një vit më parë në Shtëpinë e Bardhë, është në proces të zbatimit nga ana e Qeverisë Kurti për ndërtimin e “Autostradës së Paqes”.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, tha se sa i përket Marrëveshjes, Kosova ka hyrë në obligime për ndërtimin e autostradës Besi-Merdar, e që sipas tij pritet të nis së ndërtuari në pranverën e vitit të ardhshëm.
“Sa i përket marrëveshjes së Uashingtonit dhe ‘Autostradës së paçes’, Kosova ka hyrë në obligime për ta realizuar rrugën Besi-Merdar. Natyrisht që ky proces për shkaqe financiare mund të zvarritet, por është proces që do të përfundojë. Nga ana tjetër i njëjti projekt nënkupton që duhet të realizohet nga pala tjetër(Serbia) e që deri më tani nuk ka pasur fare asnjë… Nuk mund të themi me siguri të madhe, por mendoj që pranvera – do të kemi mundësi të mira për fillimin e asaj autostrade”, theksoi Aliu.
Ali një vit më parë e kishte cilësuar marrëveshjen e Washingonit si historike për Serbinë.
“Është historike për Serbinë. Edhe negociatat e mëhershme kanë qenë negociata ku Kosova është ulë si palë e pabarabartë. Kemi pasë marrëveshje të dëmshme si ajo për “Zajednicën” dhe në fund nuk kemi pasë njohje dhe realizimin e marrëveshjeve. Serbia nuk ndalon se deklaruari se nuk do ta njehë Kosovës. Serbia sërish ka mohuar Kosovën ka refuzuar njohjen e Kosovës. Kosova ishte palë e papabrabartë pasi shkoi atje pasi hoqi reciprocitetin – hoqi dorë nga barazia me Serbinë”, ka thënë Aliu, njofton Klan Kosova.
“Kur t’i heq dorë nga vetja jote, qëllimi i saj [Serbisë] është arritur. Lobimi kundër njohjeve është bërë me këtë qëllim. Ata e kanë arritur qëllimin kur ne kemi hequr dorë nga vetja jonë. Avdullah Hoti hoqi dorë nga njohja e vet shtetit të Kosovës. Fakti që heqim dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare është arritje historike për Serbinë. Për Kosovën është katastrofë sepse vetëm ka ecur mbrapa”.
Këto komente ministri Aliu i bëri në konferencën për media ku akuzoi ish-Qeverinë Haradinaj për parregullsi në procesin e shpronësimit të pronave përgjatë rrugës Kijevë-Zahaq.