Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka treguar më shumë detaje për takimin që sot e ka pasë me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në kuadër të margjinave të Forumit Strategjik të Bledit.
“Ne diskutuam për marrëdhëniet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ashtu si edhe për takimet e kaluara dhe ato të ardhshme në kuadër të dialogut. U dakorduam për rëndësinë që ta sjellim perspektivën europiane më afër njerëzve dhe nuk alternativë tjetër për zgjerimin e BE-së pos anëtarësimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Emisari europian gjatë ditës së sotme ka takuar edhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, derisa në një postim në Twitter ka bërë të ditur që në këto takime të ndara kanë diskutuar për hapat e mëtutjeshëm për dialogun Kosovë-Serbi.