1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Papa Françesku përmend Kosovën kur pyetet për kërkesën e Katalonisë për pavarësi

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, në një intervistë për radion spanjolle Cope.es ka folur për problemin ndërmjet Spanjës dhe Katalonisë dhe kërkesës së këtyre të fundit për ndarje dhe pavarësi. Kur është pyetur për këtë problem mes katalunasve dhe spanjollëve, Papa Francesku, ka përmendur Kosovën si rast të pavarësisë në Evropë. 

“Unë do të thoja shikoni historinë. Në histori kishte raste të pavarësisë. Ato janë vende në Evropë që sot janë edhe në procesin e pavarësisë. Shikoni Kosovën dhe gjithë atë zonë që po rindërtohet. Ato janë ngjarje historike që karakterizohen nga një sërë veçorish”, ka thënë kreu i Vatikanit për Cope.es,

Megjithatë thotë se në rastin e Spanjës, populli spanjoll duhet të gjykojë, por specifikon se duhet gjykuar drejtë. 

Françesku gjithashtu shtron tezën nëse Spanja është pajtuar me historinë, veçanërisht me historinë e shekullit të kaluar. Ai thotë se nëse një gjë e tillë s’ka ndodhur, atëherë duhet menduar për pajtim mes popujsh. Teksa e thotë këtë, Francesku thotë se duhet qëndruar sa më larg ideologjive negative, meqë thotë se ato janë pengesë për pajtim.

“Në rastin e Spanjës, jeni ju spanjollët që duhet të gjykoni, duke dhënë qëndrimin tuaj mirë. Por për mua, gjëja më kryesore për momentin në çdo vend që ka këto lloj problemesh është të pyes veten nëse janë pajtuar me historinë e tyre. Nuk e di nëse Spanja është pajtuar plotësisht me historinë e vet, veçanërisht me historinë e shekullit të kaluar. Dhe, nëse nuk është pajtuar, unë mendoj se duhet të bëjë një hap pajtimi me historinë , që nuk do të thotë të heqë dorë nga pozicionet e, por për të hyrë në një proces dialogu dhe pajtimi; dhe, mbi të gjitha, të ikin nga ideologjitë, të cilat janë ato që parandalojnë çdo proces pajtimi. Për më tepër, ideologjitë shkatërrojnë. Uniteti kombëtar është një shprehje magjepsëse, është e vërtetë, uniteti kombëtar, por nuk do të vlerësohet kurrë pa pajtimin bazë të popujve. Dhe unë mendoj se në këtë qeveri, cilado qoftë shenja, duhet të marrë përsipër pajtimin dhe të shohë se si ata vazhdojnë historinë si vëllezër dhe jo si armiq ose të paktën me atë pavetëdije të pandershme që më bën të gjykoj një tjetër si një armik historik”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img