Sunderland ka nënshkruar me futbollistin shqiptar Leon Dajaku nga Union Berlin.
20-vjeçari transferohet në Angli si huazim deri në fund të sezonit 2021-22.
Dajaku ka luajtur për VfB Stuttgart dhe ai ishte golashënuesi më i mirë i Bundesligës U17 në sezoni 2017-18 me 23 gola dhe tetë asistime.
We are delighted to announce the signing of winger Leon Dajaku! ????⚪️#WillkommenLeon ✍️
— Sunderland AFC (@SunderlandAFC) August 31, 2021
Sezonin pasardhës ai regjistroi 11 gola dhe pesë asistime në 24 ndeshje në Bundesliga U19.
Pasi bëri debutimin e tij në Bundesliga kundër Borussia Mönchengladbach, Dajaku u transferua në Bayern Munich në korrik 2019 dhe nënshkroi një marrëveshje katërvjeçare.
#WillkommenLeon ✍️ pic.twitter.com/jEouZwej8s
— Sunderland AFC (@SunderlandAFC) August 31, 2021
Ai bëri dy paraqitje me klubin bavarez në sezonin e tij të parë në “Allianz Arena”, kur skuadra e Hansi Flick fitoi Bundesligën, DFB-Pokal dhe Ligën e Kampionëve.