Kastriot Dermaku është përforcimi i Lecces në fazën e mbrojtjes – thuhet në një njoftim zyrtar.
Mbrojtësi 29 vjeçar ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin që bën gara në Serie B.
“US Lecce njofton se i ka siguruar të drejtat sportive të futbollistit Kastriot Dermaku nga Parma Calcio”.
“Mbrojtësi shqiptar ka nënshkruar marrëveshje trevjeçare”, thuhet në njoftimin e klubit italian.
Dermaku në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave si Empoli e Parma, ndërsa në edicionin e kaluar ishte i huazuar te Lecce.
☀️❤️ Bentornato a Lecce Kastriot
•
•
•L'U.S. Lecce comunica di aver acquisito, a titolo definitivo, il diritto alle prestazioni sportive del calciatore Kastriot Dermaku dal Parma Calcio. Il difensore albanese ha siglato un accordo di tre anni #avantilecce pic.twitter.com/poBMckfyGd
— U.S. Lecce (@OfficialUSLecce) August 30, 2021