4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Publikohet një “strategji propaganduese” që pretendohet se është e ekipit të Agim Bahtirit kundër Bedri Hamzës

Bartësi i listës së PDK-së për komunën e Mitrovicës, Arian Tahiri, ka shpërndarë planin e kandidatit për kryetar të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, që të fitojë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Në plan është edhe përdorimi i thashethemeve dhe gjysmë-të vërtetave që të sulmohet kandidati i PDK-së, Bedri Hamza. 

Bahtiri dhe ekipi i tij i aktivistëve të VV-së, pretendohet se do të përdorin po ashtu edhe sulmet ndaj drejtorëve të cilët pritet të angazhohen në ekipin e Hamzës, e të cilët sipas planit nuk kanë autoritet në Mitrovicë. Po ashtu, plani shkon më tej dhe aty thuhet se se duhet të sulmohet prejardhja e tyre nga Drenica.

Tahiri ka reaguar në rrjetin social në Facebook duke thënë se kjo nuk është kulturë qytetare në Mitrovicë dhe ka shtuar se ky qytet i njeh shkatërruesit e saj të cilët do i mposht më 17 tetor. 

“Kjo nuk është kultura qytetare e Mitrovicës. Kjo logjikë e funksionimit nga ky material që ka rrjedhur si “strategji” e ekipës së Agim Bahtirit për ta propaganduar qytetarin e Mitrovicës shpalosë më së miri fytyrën e vertetë të tyre. Për keqardhje. Turpruese. Mitrovica ju njeh dhe do të ju dëbon me 17 tetor sepse tani e 8 vite e keni shkatërruar qytetin e Mitrovicës.”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img