Asamblistët e Kuvendit të Prishtinës kanë vendosur të mos e mbështesin Planin Zhvillimor Komunal, pasi sot ka marrë vetëm 23 vota, 6 kundër dhe tri abstenime.
Partia Demokratike e Kosovës sot ka kërkuar që mos të miratohet ky plan që përfshin tetë vitet e ardhshme për Prishtinën, pasi nuk duhet të bëhet nga dikush që është në përfundim të mandatit.
Pas këtij votimi Uran Ismaili, kandidatë i PDK-së për kryetar të Prishtinës, ka shkruar se pas aktivizmit qytetar dhe pas angazhimit, insistimit e thirrjeve të tyre publike për ndalimin e këtij plani, që u mundua të kalojë pa diskutime të gjera e të mirorganizuara publike, pa pjesëmarrje, pa transparencë, PZHK është ndalur sot.
“U dëshmua edhe njëherë se kur bëhemi bashkë për të mirën e qytetit asnjë plan e praktikë e dëmshme për Prishtinën nuk mund të kalojë. Thirrja jonë fitoi. U bëmë bashkë sepse Prishtina na bashkon”, ka shkruar ai.