0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti i Listës “Guxo” kërkon largimin e ministrit Vitia: Të ka humbur koncentrimi, merru me Prishtinën

Pas rritjes së vdekjeve dhe rasteve të reja me coronavirus, deputeti i Listës Guxo, Burim Karameta ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia

Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Vitisë i ka humbur koncentrimi dhe se duhet të kërkojë falje për dështimet në punën e tij.

“Jo lëmoshë, as ndihmë, as përkëdhelje, por jo as 60€ për mantelbardhët. Edhe 600€ po të ishin, nuk do të ishin të mjaftueshme. Mjekësia, mjekët, infermierët dhe i tërë personeli mbështetës, meritojnë përkrahje dinjitoze e identitare”, tha ai.

“I nderuar z. Vitia, mbase jeni lodhur, mbase ju ka humbur koncentrimi për t’u marrë me çështje ministrore, por që duhet të definonit pozicionet e tua politke kjo s’ka dyshim. Një veprim i tillë nga ana juaj duhet ndërmarrë, ngase në të kundërtën do të dobësoheshit akoma më shumë në vendimmarrje që përkojnë me nevojat qytetare”, tha tutje.

Më tej Karameta u shpreh se dikur e kishte mbështetur për shkak të marrëveshjeve me LVV-në, por tani thekon se është bërë mjaft.

“I nderuar Ministër, ndonjëherë mbështetjen dhe mbrojtjen për tjetrin mund ta japim për asye të respektit ndaj marrëveshjeve dhe besnikërisë, siç e kemi bërë në rastin tënd kur ishit pak vonë me vaksinat, shumë të vonshëm me insulinat (për diabetikët), e mbase tash vonë edhe me heparinat dhe eritropoetinat (për pacientë në dializë).  Pra, tani mjaftë është mjaftë!!! Më as për hatër të besnikërisë nuk do t’i dalë në mbrojtje gjërave që janë në dëm të qytetarëve”, shkroi deputeti.

Sipas tij, Vitia nuk do të duhej të lejojë që mantel-bardhët, të trajtohen në menyrën sikur kanë nevojë për lëmoshë.

“Kolegët e tu dhe të mi, të mos trajtohen kështu siç jeni duke i trajtuar ju. Ata nuk kanë nevojë për lëmoshën tënde, ata kanë nevojë t’u paguhet haku, hak i cili është i qullur në djersë e mund, për të mirën dhe shëndetin e qytetarëve”, shtoi më tej.

Po ashtu sipas Vitia ka dështuar ta bindë ministrin e Financave, për të reflektuar ndaj personelit shëndetësorë.

“Edhe një arsye se përse duhet të ikni nga ministria e të fokusoheni në Prishtinën, është se ju nuk kishit zotësinë për t’i bindur apo krijuar mentalitet human kolegëve tuaj nga Ministra e Finacave, që të tillët të reflektonin humanitet ndaj mjekëve e mjekësisë në përgjithësi, pra të dalin nga gëzhoja e të menduarit vetëm aritmetik. Nuk e di përse, por kësaj radhe qeverisëse shumë herë nuk arritët t’a përballonit as presionin, e të qëndronit në kreativitet e punët tuaja të përditshme”, deklaroi Karameta.

Në fund, ai i thotë ministrit Vitia që tashmë të merret me Prishtinënë, pasi shprehet se është shumë të qëndrojë deri në tetorë.

“Ministër, merru me Prishtinën, është shumë të qëndrosh deri në tetor aty! Nuk jam këtu për të shkruar vetëm dështimet e tua, e di që ke bërë edhe shumë punë të mira, e disa janë në proces e sipër, por tani nga ti kërkohet diç tjetër”.

“|I nderuar z. Vitia, nga pak gjëra që ua kam lakminë është guximi yt për të kërkuar falje. Andaj, merr guximin dhe kërko falje qytetarëve e mantelbardhëve, sepse kështu sadopak do të çliroheshit ju dhe mbase do të ngjallësh përsëri shpresën”, shkroi Karameta.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img