Oda e Hotelerisë dhe Turizmit pak më parë ka publikuar disa nga masat që pritet të hyjnë në fuqi nga 1 shtatori deri më 13 gusht.
Siç bëhet e ditur disa nga masat që do të merren lidhen me orarin e punës i cili do të reduktohet për gastrononim nga ora 22:30 deri në 21:30 minuta.
Tutje bëhet e ditur se në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionoj fare, ndërsa në kafiteri do të funksionoj vetëm në hapësirat e jashtme të saj dhe atë në 70 për qind të hapësirës.
Në anën tjetër për sallat e dasma dhe klubeve të natës do të vlej vendimi që të qëndrojnë të mbyllura plotësisht.
Këto janë disa nga masat që do të merren:
• Orari i punës do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30;
• Gastronomia do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme, dhe vetëm 70% të hapësirës;
• Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare;
• Sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura;