7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Këshilli i Prindërve kërkon që mësimi të fillojë më 1 shtator

Këshilli i Prindërve të Kosovës kërkon që procesi mësimor duhet të nisë më 1 shtator me prezencë fizike në shkollë. Thotë se kërkesa për shtyrje të mësimit është bërë nga Këshilli i Prindërve të Prishtinës, i cili sipas Ymer Rashitit, kryetar, Këshilli i Prindërve të Prishtinës nuk ka legjitimitet pasi nuk është pjesë e Këshillit të Prindërve të Kosovës.

“Kjo është një manipulim dhe prapa këtij manipulimi qëndron dikush që nuk ia do të mirën arsimit. Është fatkeqësi që laje të tilla të cilat janë jo zyrtare të bëhen lajm zyrtar. Kjo duhet të hetohet sepse kjo ka shqetësuar të gjithë këshillin e prindërve në nivel të Kosovës’, tha Rashiti për RTK’në.

“Sa për sqarim, këshilli i prindërve i Komunës së Prishtinës është vetëm një këshill komune dhe përfaqëson vetëm prindërit e asaj komune. Ndërsa Këshilli i Prindërve të Kosovës, në të cilin unë jam kryetar, përfaqësojmë të gjitha komunat e Kosovës”, shpjegoi ai.

“Këshilli i Prindërve të Prishtinës më 2019 është tërheq vullnetarisht dhe nuk është më pjesë e Këshillit të Prindërve të Prishtinës dhe ai Këshill s’mund të ketë legjitimitet’, shpjegoi Rashiti.

“Këshilli i Prindërve të Prishtinës nuk i përfaqëson prindërit e krejt Kosovës.Jemi të vendosur që mësimi të fillojë më 1 shtator dhe nuk ka vendim tjetër nga këshilli i Prindërve të Kosovës apo nga prindërit që ne përfaqësojmë”, theksoi Rashiti.

Ndërkohë Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës thotë se janë të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor. Ymer Ymeri nga SBASHK’u tha se s’kanë informatë zyrtare për shtyrje të fillimit të vitit të ri shkollor por se sipas tij do të respektojnë çdo vendim të institucioneve kompetente.

“Informata të sakta zyrtare nuk kemi. Kemi informata se është kërkuar nga Këshilli i Prindërve të Prishtinës dhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik për shkak të situatës së krijuar nga pandemia dhe rasteve të shumta të infektimeve që po paraqiten edhe sot edhe ditëve të kaluara që fillimi i vitit të ri shkollor të fillojë më 13 shtator. Nuk është e konfirmuar, nuk është vendim i marrë”, tha Ymeri për RTK’në.

“Me siguri qeveria me ndryshimin e masave të përkohshme që janë tani në fuqi me siguri pritet që të merret parasysh edhe ky qëndrim’, shtoi ai.

“Të gjitha shkollat teknikisht janë të përgatitura me përjashtim të dy a tri shkollave që në nivelin e Kosovës që janë duke u bërë disa ndërhyrje, ndërsa shkollat tjera janë gati”, theksoi Ymeri.

“Gjithashtu edhe mësimdhënësit janë gati për fillimin e vitit të ri shkollor. 82-83 për qind e mësimdhënësve janë të vaksinuar. Është një numër i madh. Mësimdhënësit janë të gatshëm me filluar edhe me 1-shtator por edhe në të gjitha variantet, qoftë në variantin me prezencë fizike, qoftë në variante të tjera, mësimdhënësit janë të përgatitur”, përfundoi Ymeri.

Sot gjatë ditës qarkulluan lajme se nisja e mësimit do të shtyhet deri më 13 shtator.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img