15 C
Pristina
Thursday, September 19, 2024

Buy now

spot_img

S’ka vendim për shtyrjen e mësimit

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar se nuk është marrë ndonjë vendim për shtyrjen e procesit mësimor siç u raportua në media.

Kryeziu ka thënë se masat e reja do të diskutohen në mbledhjen e ardhshme.

“Nuk ka ende ndonjë vendim për shtyrje të datës së fillimit të procesit mësimor. Në mbledhjes radhës së Qeverisë, që pritet të mbahet së shpejti, do të diskutohet për masat e reja kundër pandemisë pas shtimit të numrit të rasteve të të infektuarve me virusin COVID-19”.

Ndërkaq, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkences dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, më herët ka thënë për Klankosova.tv se janë bërë përgatitjet e nevojshme për nisjen e procesit mësimor, por se e respektojnë çfarëdo vendimi që marrin institucionet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img