16.3 C
Pristina
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

A po paralajmëron grevë të mjekëve kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë?

Kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë, Blerim Syla ka paralajmëruar veprime radikale ndaj vendimit të qeverisë për ndarjen e shtesave për stafin shëndetësor dhe atë mbështetës të sektorit publik, por nuk ka zbuluar natyrën e aktit të paralajmëruar. 

Në një prononcim për Gazetën Insajderi të mërkuren, Syla ka thënë se akti i paralajmëruar prej tij do t’i rekomandohet Këshillit Drejtues të Sindikatës së Shëndetësisë, në mbledhjen e këshillit të paraparë për t’u mbajtur më 2 shtator. 

“Unë do t’i propozoj disa rekomandime të mia tek Këshilli Drejtues i Sindikatës së Shëndetësisë dhe është këshilli ai që do t’i marr vendimet. Ne duhet të kemi kujdes që ta ruajmë edhe shëndetin e qytetarëve, por ky është një rekomandim i imi momentalisht”, ka deklaruar Syla për Insajderin. 

Kreu i Sindikatës së Shëndetësisë ka thënë se vendimi i qeverisë për ndarjen e shtesave prej 10 për qind të pagës bazë më shumë për stafin shëndetësor, është marrë pa konsultim me sindikatën. Kësisoj, ka thënë ai, është nxitur të reagojë ndaj “vendimeve alla-komuniste të qeverisë Kurti”.

“Unë e kam ftuar z. Kurti dhe z. Murati që të jenë transparent që të duken këta, edhe pse s’janë hiç transparent sepse këtu ka edhe teke personale dhe kësisoji personale do ta kenë; unë pastaj do ta marrë vendimin çfare do ta marrë. Këshilli Drejtues mbahet më datë 2 shtator, sepse unë kam prit që këta do të marrin vendime alla-komuniste dhe pasi i kanë marrë [vendimet, v.j.] pa konsultim, me rrena dhe intriga, atëherë këto janë veprimet e mia”, ka deklaruar Syla.

Megjithatë, Syla nuk e ka zbuluar aktin që ka paralajmëruar si kundër-reagim ndaj vendimit të qeverisë për shtesat, të cilin e ka cilësuar “skandaloz”. 

“Do ta shohim se çfarë vendimi do të jetë”, ka thënë ai.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që për tre muajt e ardhshëm, gusht, shtator dhe tetor, stafin shëndetësor dhe atë mbështetës të sektorit publik të paguaj neto prej 10% të pagës bazë më shumë, por jo më pak se 60 euro.

Ministria e Financave për realizimin e këtij vendimi janë ndarë 2 milionë e 700 euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img