16.3 C
Pristina
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Therret me thikë në Tiranë djali i gazetarit Mustafa Nano, ja gjendja e tij

Një plagosje me thikë ndodhi mesditën e sotme në rrugën “Barrikada” në kryeqytet.

Personi i plagosur, i identifikuar si Gerian Nano, 34 vjeç, rezulton të jetë djali i gazetarit Mustafa Nano.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë dhe as identiteti i autorit.

I plagosuri është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 25.08.2021, rreth orës 14:40, në Rrugën e Barrikadave, në rrethana ende të paqarta është dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasi G. N. 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe si dhe identifikimin e kapjen e autorit,” njoftoi policia./albeu.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img