Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino i ka kërkuar kryeministrit britanik, Boris Johnson disa përjashtime, që klubet e Ligës Premier të lëshojnë pastaj lojtarët për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës, që janë nga vendet e ‘listës së kuqe’.
Klubet nga Angli dhe Spanjë kanë thënë se nuk do t’i lëshojnë lojtarët e tyre për ndeshje në vendet e ‘listës së kuqe’.
“Unë kam sugjeruar që të zbatohet një qasje e ngjashme me fazat përfundimtare të Euro 2020”, ka thënë Infantino.
Infantino ka thënë se ishte një “çështje me urgjencë dhe rëndësi të madhe”.
“Ne jemi përballur me probleme globale së bashku në të kaluarën dhe duhet të vazhdojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen”.
“Unë po bëj thirrje për një solidaritet nga çdo shoqatë anëtare, çdo ligë dhe çdo klub, për të bërë atë që është e drejtë për lojën globale”.
Statement by FIFA President: https://t.co/eJnVV0nAmp pic.twitter.com/dFPAdz316W
— FIFA Media (@fifamedia) August 25, 2021
“Shumë nga lojtarët më të mirë në botë konkurrojnë në ligat si në Angli dhe Spanjë, dhe ne besojmë se këto vende ndajnë gjithashtu përgjegjësinë për të ruajtur dhe mbrojtur integritetin sportiv të garave në të gjithë botën”, ka thënë i pari i futbollit.
Sipas rregullave të qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar, lojtarët do të humbnin disa ndeshje për shkak të periudhës 10-ditore të izolimit që kërkohet kur kthehen në Mbretërinë e Bashkuar.
Liga Premier ka marr vendim që të mos lëshojë lojtarët për këto vende.
Liga Angleze e Futbollit gjithashtu ka mbështetur qëndrimin e Ligës Premier dhe nuk do t’i lejojë lojtarët e saj të udhëtojnë në vendet në listën e kuqe.
Presidenti i FIFA -s thotë se ai “ka bërë thirrje për mbështetjen e nevojshme” mbi kufizimet e karantinës në Mbretërinë e Bashkuar, në mënyrë që “lojtarët të mos privohen nga mundësia e përfaqësimit të vendeve të tyre në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës, e cila është një nga arritjet më të mëdha për një futbollist profesionist”.
Ai shtoi: “Së bashku ne kemi treguar solidaritet dhe unitet në luftën kundër Covid-19. Tani, unë po i bëj thirrje të gjithëve që të sigurojnë lirimin e lojtarëve ndërkombëtarë për kualifikimet e ardhshme të Kupës së Botës”, ka thënë Infantino.