16.3 C
Pristina
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla: Ka dyshime se Dardan Krivaqa ka pasë mbrojtje nga dikush i fuqishëm

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një konferencë për media, ka folur për rastin e vrasjes së 18 vjeçare në Ferizaj.

Sveçla ka thënë se  ka kërkuar krijimin e grupit për hetimin e të kaluarës se kriminelëve të përfshirë në rast, si dhe nga Inspektorati i PK-së të fillojë inspektim mbi trajtimin e rasteve të dhunës në familje nga zyrtarët e Policisë në Kosovë.

“Shumica e grave në Kosovë janë vrarë nga burrat e tyre pasi është ushtruar dhunë sistematike mbi to dhe shumica prej tyre kishin raportuar ata. Një vit pas ngjarjes makabre në Kamenicë, gjendemi para një situate ku vritet një 18 vjeçare nga duart e një krimineli me dosje voluminoze penale, me plot 136 vepra. Sapo jam njoftuar për ngjarjen kam kërkuar hetim të thellë për zbardhjen e rastit, ndërsa dje kam kërkuar raport të detajuar për ecurinë e secilës vepër të të dyshuarit”, ka thënë ai.

Ministri Sveçla po ashtu është shprehur se personat si Dardan Krivaqa me shumë vepra penale janë sjellë si të paprekshëm dhe kanë ndërhyrë edhe në sistemin e drejtësisë. Ai është shprehur se ka dyshime se i njëjti ka pasë mbrojtje nga dikush i fuqishëm jashtë.

“Personat e tillë në çdo komunë të Kosovës janë sjellur si të paprekshëm dhe si të tillë kanë ndërhyrë edhe në sistemin e drejtësisë. Ky është narracioni me të cilin jemi ballafaquar në vazhdimësi. Janë krijuar banda e klane që për interesat e tyre nuk u ka interesuar cënimi i jetës së qytetarëve dhe drejtësia për ta nuk ka ndodhur. Kjo ka ndodhur 20 vitet e fundit dhe kjo duhet të marrë fund tani. Me urgjencë kam kërkuar krijimin e grupit hetues brenda policisë që të hetohen të kaluarat e kriminelëve të përfshirë në rast. Si ministër do të angazhohem maksimalisht që zyrtarët që pranojnë raportimet të jenë në vend të detyrës kur një qytetar i thërret në rast se rrezikohet siguria e tyre, jeta a dinjiteti.E  kundërta e kësaj do të jetë ndëshkimi nëse thirrja apo raportimi ka ardhur dhe veprimi nuk ka ndodhur.

Pyetja shtohet se si një person me kaq shumë vepra penale, jashtëzakonisht të rënda mund të qëndrojë në liri. Një prej hamendësimeve është se ka pasë mbroje nga dikush i fuqishëm”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img