-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj kritikon Qeverinë Kurti: Pakoja ekonomike qeveritare është vetëm një mashtrim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër qasjen e Qeverisë së Kosovës për qasjen e saj ndaj ekonomisë së vendit gjatë pandemisë.

Haradinaj në një konferencë për media, ku u shfaq së bashku me kryetarin e Rahovecit Smajl Latifi dhe ekspertin e ekonomisë Muhamet Spahiu, ka thënë se ekonomia e Kosovës po merr goditje të rëndë dhe po shkon në drejtim negativ derisa ka përmendur edhe pikën për gazsjellës në Marrëveshjen e Washingtonit, duke thënë se kryeministri Kurti po e vonon qëllimisht.

“Kur kam qenë kryetar qeverie, Vetëvendosje dhe Haki Abazi atëherë kanë qenë mjaft të zëshëm për energjinë me qymyr në emër të mbrojtjes së ambientit. Amerika i ofron Kosovës diversitet energjetik, pra na bie gazin amerikan prej Greqisë dhe na ofron 200 milionë pare dhe Kosova po e dështon këtë projekt me vonesa. Tani ua bëj pyetjen atyre që ishin kundër qymyrit. Pse janë kundër gazit amerikan, a po e presin gazin rus, sikurse një pjesë e Europës? Pra, pyetja për Albinin dhe për tjerët a po e pritni gazin rus dhe për këtë po i dështoni 200 milionët e MCC dhe s’po e lejoni ardhjen e gazit amerikan?”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka thënë pakoja për ringjalljen ekonomike është komplet mashtrim, ndërsa ka dhënë disa propozime për si mund të shfrytëzohen këto para për ta rimëkëmbë ekonominë e vendit.

“Jemi të shqetësuar për ekonominë dhe sektorin privat që s’është trajtuar nga Qeveria. Pakoja është komplet mashtrim.  Kjo pako përmban masa dhe instrumente sociale ose pare që qeveria i ka kode buxhetore dhe obligim operacional që 20 vjet, pra s’është masë e re, por buxheti ekzistues i paraparë për ato qëllime”, tha Haradinaj.

Eksperti i ekonomisë Muhamet Spahiu ka përmbledhur disa nga shqetësimet e shumta dhe kryesore që kanë si subjekt lidhur me këtë çështje.

“Emërtimi i programit Pako e Ringjalljes Ekonomike, e shpërfaq përkushtimin e kësaj Qeverie që me emërtime si “ringjallja”, “gjakderdhja”, të nxit urrejtje ndërmjet qytetarëve, dhe pa asnjë veprim të vërtetë dhe reale për ekonominë”, tha Spahiu.

Ai ka publikuar disa të gjetura që demaskojnë Qeverinë e Kosovës lidhur me pakon për ringjallje ekonomike.

“1. Në mbështetje jashtëzakonisht të kufizuar për ekonominë në pandemi dhe pa politika ekonomike;

2. E ashtuquajtura Pako për Ringjalljen Ekonomike determinohet nga politikat sociale dhe nga aktivitete dhe linja buxhetore të përvitshme të buxhetit të Republikës së Kosovës;
3. Nga shtyrja e subvencionimit të bujqësisë dhe tentimi i përsëritur për uljen e pagesave direkte për bujqësi”, tha Spahiu.
Ai tha se nga programi prej 420 milionë euro, vetëm 98 milionë euro janë mbështetje financiare reale për ekonominë.

“Ky program vlerësohet të jetë 420 milion euro. Nga 420 milion të planifikuara, vetëm MASA1, Mbështetja e Punësimit dhe MASA 2-Ringjallja e Ekonomisë dhe Prodhimit, pjesërisht i destinohen ekonomisë. Pra vetëm 98 milion euro janë mbështetje financiare reale për ekonominë”

“Ashtu siq e shihni në materialet e prezentuara, masat dhe nënmasat tjera, 55 milion janëkomplet politika sociale që trajtohen me buxhet çdo vit, ndërsa 267 mil. për shëndetësi, arsim, kulturë, sport, infrastrukturë, efiqiencë, energji, për filtrat e Kosova B, janë linja buxhetore qëekzistojnë në buxhetin e Kosovës që nga koha e UNMIK”, tha Spahiu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img