5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Mbi 20 mijë raste aktive me virus COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në bazë të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik bën të ditur se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 20,467.

MSH njofton se nga fillimi i pandemisë 107,566 qytetarë janë shëruar, ndërsa nga COVID-19 kanë vdekur 2,343 persona.

Një ditë më parë, Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë ka thënë se të vdekurit në Kosovë që kanë qenë të infektuar me koronavirus nuk kane qenë të imunizuar.

“Të vdekurit nuk kane qenë të vaksinuar apo kanë qenë të vaksinuar vetëm me një dozë. Kemi vetëm një rast ku një person ka vdekur edhe pse ka marrë dy doza të vaksinës, por që dozën e fundit e kishte marre një javë para vdekjes por gjendje e saj ishte rënduar nga sëmundjet e zemrës që ka pasur”, ka deklaruar Isme Humolli.

Zyrtarja e OBSH-së thotë se fatkeqësia e këtij virusi është se ai e ndryshon strukturën e tij antigjenike.

“Varianti “Delta” është shumë infektues dhe sulmon kryesisht grupmoshat e reja…Ky virus është shumë i paparashikueshëm. Pra një person mund të mos ketë asnjë sëmundje përcjellëse dhe me infektimin nga ky virus mund edhe të pësoj vdekjen”, tha ajo.

Humolli thotë se Kosova është në rrugë të mirë me procesin e vaksinimit.

Megjithatë ajo thotë se do të ishte mirë që të shtohen pikat e vaksinimit në mbarë vendin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img