16.6 C
Pristina
Saturday, September 21, 2024

Buy now

spot_img

A ka qeveria strategji për parandalim të dhunës në familje? Flet ministrja Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se situata në vend është alarmante sa i përket dhunës në familje. Ajo shton se  fajtorët duhet të marrin dënimin e merituar pasi dhuna në familje është alarmante.

“Fatkeqësisht tek ne dominon mentaliteti patriarkal ku dhuna në familje tentohet të fshihet si diçka private apo të mbetet e izoluar”, tha Haxhiu.

Haxhiu komentoi edhe vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj.

“Në raport me këtë rast të rëndë, unë së pari uroj që institucionet e drejtësisë të gjejnë të dyshuarin kryesor në mënyrë që të njëjtit të marrin dënimin e merituar”, theksoi ajo në RTV Dukagjini.

Por a ka shteti strategji qeveritare për të parandaluar dhunën dhe vrasjen ndaj grave.

“Aktualisht Ministria e Drejtësisë operon me databazën e rasteve të dhunës në familje dhe situata është alarmante që kërkon veprime serioze nga të gjitha institucionet. Si MD mendojmë se legjislacioni aktual është i mjaftueshëm për të adresuar dhunën në familje. Ai duhet të implementohet nga institucionet e drejtësisë”, theksoi ajo.

“Kemi grupin punues për strategjinë kundër dhunës në familje dhe po ashtu kemi nisur plotësim-ndryshimin e ligjit për ndihmë juridike për viktimat e dhunës në familje. Kemi nis edhe fushatë senzibilizuese. Janë disa veprime konkrete që i kemi ndërmarrë por konsideroj se janë të pamjaftueshme sepse duhet bashkërendim institucional dhe bashkërendim shoqëror për të luftuar këtë fenomen negativ”, theksoi Haxhiu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img