3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Publikohen pamjet kur sulmohen me laser aeroplanët në Aeroportin e Prishtinës

Disa aeroplanë të linjave të ndryshme janë sulmuar me laser të shtunën mbrëma në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Pos forcave të rendit, rastin e konfirmojë edhe Driton Ujkani, zëdhënësi i Trafikut Ajror.

Ujkani tha se në vend, diçka e tillë është e shpeshtë.

“Rasti dje është sulm me laser nga persona të papërgjegjshëm. Në momentin që laseri i drejtohet kabinës së pilotëve, rrezet shpërndahen e ku ndriçojnë atë duke pamundësuar shikim”.

Për këtë janë duke u marr edhe forcat policore.  Por ata që e bën, ende nuk kanë rënë në pranga.

Përdorimi i tyre në Kosovë konsiderohet i pa ligjshëm. Ndërsa për kryerësit, parashikohet gjobë deri në 20 mijë euro, e dënim me burg deri në 5 vjet.

Me diçka të ngjashëm ballafaqohen edhe linjat e aeroplanëve në botë.

Vetëm për 6 vite në Britani të Madhe, raportohet për 9 mijë raste të tilla.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img