3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Frymëmarrja e drejtë zvogëlon rrahjet e zemrës dhe stresin, ngadalëson metabolizmin

Getty Images

Një zgjidhje për një problem që mundon shumicën e njerëzve

Frymëmarrja e drejtë, e kontrolluar ka efekte pozitive afatshkurtra dhe afatgjata në shëndetin mendor dhe fizik.

Aktivizon pjesën e sistemit nervor që nuk është nën kontrollin dhe vullnetit tonë, gjë që e bën trupin dhe mendjen tonë më të qetë dhe i mbron nga lodhja, transmeton Telegrafi.

Si të marr frymë në mënyrën e duhur?

Me frymëmarrjen e duhur, barku fillimisht fryhet, pastaj edhe gjoksi pak. Kur nxirrni frymën, barku dhe gjoksi ulen në mënyrë të barabartë.

Marrja e frymës gjithmonë duhet të jetë nëpërmjet hundës dhe nxjerrja frymës nëpërmjet gojës gjysmë të hapur.

Marrja e frymës duhet të jetë më e shkurtër se nxjerrja. Frymëmarrja e drejtë dhe e kontrolluar duhet të ushtrohet.

Uluni rehat në një karrige të sheshtë me kurrizin drejt. Koka dhe shtylla kurrizore duhet të jenë në të njëjtin nivel. Vendosni të dy duart në bark, njëra mbi tjetrën.

Mbyllni sytë. Merrni frymë thellë nëpërmjet hundës, duke numëruar deri në tre. Fryma duhet të jetë aq e thellë sa duart tuaja të ngrihen në stomak.

Kur të numëroni deri në tre, mbani frymën tuaj shkurtimisht, pastaj nxirrni frymën me gojën gjysmë të hapur, duke numëruar në pesë.

Përsëriteni ciklin thithje-pauzë-nxjerrje 10-15 herë. Praktikoni tri herë në ditë derisa të përsosni teknikën, dhe pastaj më shpesh, kur është e mundur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img