0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Këta janë kandidatët për kryetar të komunave që sipas IKD-së kanë probleme me ligjin

Instituti Kosovar për Drejtësi i ka bërë një analizë të gjithë kandidatëve për kryetar të komunave.

Nga kjo analizë del se disa prej tyre kanë pasur apo kanë ende probleme me ligjin.

Nga të gjithë kandidatët për kryetarë të të gjitha komunave, IKD ka identifikuar një kandidat i cili në tri  vitet e fundit ka dënime të formës së prerë, një  kandidat me një dënim më të vjetër se tri vite, derisa nëntë kandidatë të tjerë janë duke u ballafaquar me aktakuza aktive.

Sipas partive politike, IKD ka gjetur se partitë politikë të cilat kanë kandiduar më së shumti persona të cilët kanë probleme me ligjin janë AAK, LVV dhe PDK me nga tre kandidatë, pasuar nga Nisma me një  kandidat. IKD nuk ka identifikuar ndonjë kandidat nga radhët e LDK-së që ka probleme me ligjin.

Më poshtë lista e kandidatëve të cilët i ka identifikuar IKD.

IKD ka identifikuar një kandidat për kryetar komune i cili ka një dënim të formës së prerë i cili është më i vjetër se tri vite.
Zafir Berisha, kandidat i Nisma për Kryetar të Komunës së Prizrenit, për veprën penale “Lidhja e paautorizuar në shërbime”, më 20 gusht 2015 ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren me 140 euro gjobë, i cili dënim është bërë i formës së prerë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img