-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Caktohet data e lansimit të “Fast and Furious 10”

(Foto: Screenshot/YouTube)

Vazhdimi i dhjetë i sagës “Fast and Furious” do të nisë shfaqjen në kinema në prill të vitit 2023 – njofton Entertainment Weekly.

Xhirimet për vazhdimin e dhjetë të filmit do të fillojnë në janar të vitit 2022, ndërsa regjisor do të jetë Justin Lin. Ai ka drejtuar pesë filma të franshizës së popullarizuar deri më tani, përfshirë pjesën e nëntë.

Ende nuk ka shumë detaje, por pritet kthimi i anëtarëve kryesorë të familjes. Dihet se Dwayne Johnson nuk do të jetë pjesë e kastit për shkak të mosmarrëveshjeve me Vin Diesel.

Jason Statham pritet të kthehet pasi u shfaq shkurtimisht në filmin “Fast 9”, kurse thuhet se Gal Gadot do ta shohim në rolin e Gisele, edhe pse personazhi i saj u vra në “Fast & Furious 6”.

Vdekja e personazheve nuk i ka penguar skenaristët të vijnë në jetë, ndërsa shembulli është Han, i luajtur nga Sung Kang.

“Unë mendoj se ka vetëm një fjalë – Gisele. Të gjitha rrugët të çojnë në Gisele”, ka deklaruar Kang.

Spekulohet se dy filmat e ardhshëm do të tregojnë një histori të zgjeruar me të cilën saga do të përfundojë më në fund.

Pavarësisht vonesave për shkak të pandemisë coronavirus, filmi “Fast 9” fitoi 681 milionë dollarë nga shfaqja në gjithë botën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img